Liria transferon sulmuesin e njohur evropian, ish-partnerin e Mbappes te Monaco

0
345

Liria nga Prizreni ka bërë goditjen e parë në tregun e transfereve pa u bërë një javë e plotë nga rikthimi në Superligë. Skuadra prizrenase do të sjellë një emër të njohur dikur në futbollin evropian në sulm.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ish-partneri i Kylian Mbappes në sulmin e Monacos, Lacina Traore do të jetë transferi i parë i Lirisë. Marrëveshjen me sukses e ka kryer zëvëndës-kryetari i Lirisë, Valon Osmani.

”Jemi në bisedime edhe me shumë lojtarë cilësorë tjerë. Liria synon garat evropiane sezonin e ardhshëm” ka thënë Osmani për Indeksonline.

Lacina Traore ka qenë për disa vite emër i njohur në futbollin evropian. Sulmuesi afrikan ka qenë pjesë edhe e Premierligës Angleze so futbollist i Everton.

Edicionin e kaluar 33 vjeçari luante në Portugali te skuadra e Varzim.

Leave a Reply