Limaj nuk e mohon mundësinë e kthimit në Partinë Demokratike të Kosovës

0
408

I pyetur se a është e mundur të ndodhë një gjë e tillë, Limaj tha se për të dhe Nismën Socialdemokrate aktualisht synim kryesor është “frontin e bashkuar”, qoftë ai edhe me PDK-në.

“Sot emergjente është fronti i bashkuar. Unë dhe Nisma të cilën e përfaqësoj, jemi shumë të interesuar për këtë front të bashkuar. Ne po i dëgjojmë zërat në opinione publike, prandaj e kemi bërë këtë hap. Prandaj i ftojmë të gjithë ata njerëz e qytetarë të këtij vendi që nuk ndihen të përfaqësuar, t’i bashkohen këtij fronti. Sot për sot është kjo, ky është qëllimi, ky është orientimi ynë. Ne jemi për bashkim edhe elektoral me Partinë Demokratike, por kjo nuk varet veç nga ne”, deklaroi Limaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Limaj është larguar nga PDK-ja në vitin 2014 së bashku me Jakup Krasniqin dhe disa figura tjera, me të cilët e ka themeluar Nismën Socialdemokrate, parti kjo e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 nuk e kaloi pragun zgjedhor.

Leave a Reply