Bislimi: Borrelli së shpejti fton Kurtin e Vuçiqin për të diskutuar për planin franko-gjerman

0
360

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka folur pas takimit në të cilin është arritur marrëveshja për targat.

Ai ka theksuar se pas kësaj marrëveshjeje do të diskutohet për planin e Bashkimit Evropian e që mbështetet edhe nga Franca dhe Gjermania.

“Pas disa orëve diskutime, arritëm në një marrëveshje e cila tani ju hapë të gjitha dyert që të fillohet me biseda intensive rreth planit të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe me mbështetje të Gjermanisë dhe Francës”, ka theksuar Bislimi.

Ai ka theksuar se për këtë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, së shpejti do t’i ftojë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Borrell do t’i ftojë shumë shpejt dy liderët që të fillojnë bisedat intensive rreth propozimit të tij, me mbështetje të Gjermanisë dhe Francës”, është shprehur Bislimi.

Kur është pyetur se çfarë nënkupton deklarata e Borrellit se “Kosova heq dorë nga të gjitha veprimet sa i përket riregjistrimit të veturave me targa ilegale”, Bislimi ka thënë se “kjo nënkupton që Serbia do të ndalojë regjistrimin e veturave, kurse Kosova do të pushojmë së vendosuri gjoba për targat ilegale”.

Leave a Reply