Ky është personi i raportuar si i zhdukur në Prizren, ishte liruar më herët nga paraburgimi

0
284

Një person është raportuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij në Przren.

Ajo në deklaratën e saj në polici ka treguar se burri i saj ka dalë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer dhe deri me tani nuk di vendndodhjen e tij.

Gazeta10 nga burimet e saj brenda Prokurorisë merr vesh se personi i zhdukur është Alban Hoxhaj. Dyshimet janë se ai është kidnapuar.

Siç merr vesh Gazeta10, Hoxhaj javë me parë ishte liruar nga paraburgimi.

Burime të Gazeta10 bëjnë të ditur se Alban Hoxhaj dyshohej se është i përfshirë edhe në shpërlarje parash. /Gazeta10/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here