Kurti: Serbët braktisën institucionet për ta kolapsuar sistemin shtetëror, por nuk ndodhi

0
155

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se protestat e dhunshme në veri janë organizuar nga Beogradi.

Ai ka thënë se në veri nuk duhet të ketë struktura ilegale dhe veprime kriminale, duke shtuar se vetëm me të tilla kushte mund të mbahen zgjedhjet e reja.

Kurti ka thënë pë France24 se legjitimiteti politik është i dobët për shkak të daljes së ulët në votime, porse sipas tij, pjesa tjetër atje nuk ka legjitimitet fare.

Ka shtuar se sot nuk ka pasur protesta të dhunshme, pasi sipas tij, nuk ka pasur urdhër për dhunë nga Beogradi.

“Këta 4 kryetarë që janë zgjedhur në veri nuk do të rizgjidhen. Këto zgjedhje do të mbahen kur do të ketë ligj. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira pa shtrirje të ligjit. Serbët kanë lënë institucionet duke menduar që sistemi ynë shtetëror do të kolapsojë, porse kjo nuk ka ndodhur. Nëse këto ndërtesa të komunave nuk janë për kryetarët e komunave, atëherë për kë janë? Ne jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Ka shtuar se me Serbinë kanë arritur marrëveshje porse nuk ka implementim të saj për shkak të Beogradit.

Derisa ka përshkruar lidhjen e Serbisë me Rusinë, ai ka thënë se politikani më i preferuar në Serbi nuk është presidenti i tyre e as kryeministrja, por presidenti rus Aleksandër Putin.

Sipas tij, Rusia dhe Serbia e urrejnë faktin se Kosova ka progres ekonomik e politik.

Leave a Reply