Kurti pas takimit me Scholz tha se po i pret “me padurim” diskutimet dhe rezultet nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit

0
58

Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti shkroi se “ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses”.

“Për një dekadë, ai ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 (gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor” së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së”, shkroi ai në “X”.

“Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, shkroi Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here