FC Prishtina ka mbetur pa kryetar.
Hakif Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pas mosmarrëveshjeve dhe mosgatishmërisë së disa aksionarëve të klubit që të arrihet kompromisi për reformimin e klubit.
Gashi e kishte marrë në dorë klubin vitin e kaluar, para fillimit të këtij edicioni me synime të qarta dhe me ambicie të mëdha për t’ia rikthyer namin klubit më të madh në vend.
Por, eksperienca e tij në klubin kryeqytetas ishte jetëshkurtër dhe ai u detyrua ta marrë këtë vendim.
Më poshtë mund ta shihni edhe letrën e dorëheqjes, të bërë më 1 mars.
![](https://i0.wp.com/www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/03/Hako-530x600.jpg?resize=530%2C600&ssl=1)