Kryeministri Kurti nderohet nga Senati i Iowas

0
53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nderuar nga Senati i Iowas me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të dielën.

Kurti në SHBA është në një vizitë zyrtare.

Ai është nderuar me medalje në një ceremoni të organizuar të shtunën.

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është nderuar nga Senati i Ioëa-s.

Ai pranoi medaljen nga senatori Zach Nunn.

“Me kërkesë të senatorit nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Iowas dhe e shënjuar me pikën referuese të Iowas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit. Albin Kurti në moshën 22 vjeçare udhëhoqi rezistencën kundër regjimit të Millosheviqit dhe kontribuoi në arritjen e lirisë së popullit të Kosovës. Kur filloi lufta në Kosovë, Kurti u angazhua për integritetin territorial me NATO-n, për t’iu rezistuar sulmeve të Serbisë, si dhe ndihmoi shpëtimin e shumë familjeve shqiptare brenda Kosovës. Në shkurt 2020, Albin Kurti u zgjodh Kryeministër i Kosovës dhe vazhdoi partneritetin e palëkundur me udhëheqësit e biznesit, të industrisë dhe të bujqësisë në Iowa. Angazhimi i tij aktiv ndërmjet qyteteve simotra të Kosovës dhe të Iowas, partneritetit të sigurisë me Gardën Kombëtare të Iowas dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe përkushtimi i tij ndaj përpjekjeve të Iowas në përkrahje të Afganistanit dhe të Ukrainës, shënojnë angazhimin e tij meritor për drejtësi dhe paqe ndërkombëtare. Ne u jemi mirënjohës për shërbimin dhe përkushtimin Tuaj ndërkombëtar për Iowan”, shkruhej në motivacion.

Leave a Reply