Krasniqi: Qytetarët kërkojnë ndryshim, jo eksperimente politike

0
46

Në tubimin e sotëm në Prizren, Besnik Krasniqi, kandidat për deputet nga AAK, theksoi se qytetarët kërkojnë ndryshim dhe siguri, jo stagnim.

Ai premtroi realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe bëri thirrje për një Prizren dhe Kosovë fituese. “Prizreni fitues, Kosova fituese”, përfundoi Krasniqi.

Postimi i plotë:

Tubimet si ky i sotmi në Prizren, janë dëshmi e qartë se qytetarët nuk duan më eksperimente politike, nuk duan stagnim e pasiguri. Përkrahjet masive si këto na bëjnë më të vendosur në misionin tonë për Kosovën fituese.

Në çdo bashkëbisedim e tubim jemi zotuar se do t`i shtyjmë përpara projektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve, jemi zotuar se do t`i jetësojmë premtimet tona. Falënderime e përgëzime për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij karvani fitues.

Ëndrra e dëshira për ta bërë Prizrenin qytet presidencial po bëhet realitet.

Prizreni fitues, Kosova fituese!

#PerKosovenFituese#AAK137#BK77

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here