Krasniqi: Deri tani Lija e majmunit nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID

0
796

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur rreth sëmundjes së re të përhapur në botë e njohur si Lija e majmunëve.

Ai në një intervistë për KosovaPress duke folur në cilësinë e infektologut tha se deri tani Lija e majmunëve nuk e ka mundësinë e përhapjes si koronavirusi.

“Sigurisht që ne e përcjellim me vëmendje situatën me vendet e rajonit, por edhe më gjerë dhe në rast se eventualisht paraqiten, atëherë që sigurisht spitalet tona do të jenë të përgatitura për trajtimin e tyre….. Nga ajo që dihet deri tani të paktën është nuk e ka mundësinë e përhapjes sikurse COVID-i dhe shpresojmë që mos ta merr atë fuqi dhe atë shpejti por duhet të presim se si po zhvillohet situata”, tha ai.

Tashmë në Kosovë është raportuar rasti i parë i dyshimtë për Lijën e majmunëve.

Bëhet fjalë për një 69-vjecar nga Dragashi, hospitalizimi i të cilit në Klinikën Infektive u bë u bë për shkak se te I njëjti janë shfaqur ndryshime në lëkurë, derisa burime të televizionit tregojnë se ky qytetar nuk ka pasur historik të udhëtimit, njofton Klan Kosova.

Lidhur më këtë rast Klan Kosova raportoi në orën e vona të së premtes ku gjatë ditës së shtunë ky informacion u konfirmua edhe nga vet Ministria e Shëndetësisë.

MSh bëri me dije se pacienti është në gjendje stabile dhe mostra për testim është dërguar në laboratorin referent të OBSH-së, në Holandë,  ngase IKSHPK ende nuk është furnizuar me teste përkatëse.

Leave a Reply