Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri.
Dita e Kurban Bajramit ka shënuar që në orët e para pas faljes së namazit një fluks gjithnjë në rritje të shqiptarëve të Kosovës që kanë zgjedhur të festojnë në Shqipëri këtë ditë të shënuar.
“Po shkojmë deri në Tiranë për festë”, është shprehur një qytetar.
Tash e disa javë, Shqipëria dhe Kosova kanë rikthyer regjimin e lehtësuar të kalimitnë kufi për shkak te sezonit veror, ç’ka ka shmangur krijimin e radhëve.















































