Kongresisti amerikan vjen në Kosovë, Konjufca: Torres është një mik i madh i shtetit tonë

0
184

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, i ka dëshiruar mirëseardhje kongresistit amerikan Ritchie Torres, në Kosovë.

Konjufca në postimin në Facebook, ka thënë se kongresisti Torres është një mik i madh i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Tutje, i pari i kuvendit ka kujtuar një fjalim të Torres, të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve, ku kishte deklaruar se Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja ka vend të veçantë.

“I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë. Kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë.  Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në””, ka thënë Konjufca. 

Leave a Reply