Konfirmon qeveria: Kurti udhëton për në Bruksel, nesër takohet me Vuçiqin

0
175

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të udhëtojë sot për në Bruksel. Ai nesër do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu.

E lidhur me këtë takim pati folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për medie, i cili kishte thënë se ky takim do të ndodhë së shpejti, duke dhënë megjithatë një kohë orientuese, se ky takim shpresohet tё zhvillohet para dhe jo pas datës 21 nёntor.

Ndryshe, të hënën duhet të fillojë së zbatuari pjesa e dytë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e veturave që janë ilegale ato – KM.

Vendimi parashikon fillimin e shqiptimit të gjobave për të gjithë ngasësit që në automjete kanë targa të tilla e jo ato të ligjshme- RKS.

Thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje për targat ka kërkuar BE-ja e SHBA, përmes zyrtarëve të lartë.

Të gjithë kanë deklaruar se Kosova ka të drejtë në heqjen e targave ilagele, por ata kanë kërkuar edhe dhjetë muaj kohë.

E në anën tjetër, serbët lokalë në veri të vendit, kanë braktisur institucionet e Kosovës.

Kështu, në katër komunat e Kosovës në veri të Republikës, me 18 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, meqë kryetarët e komunave kanë dhënë dorëhqeje.

Ndërkohë që, deputetët e Listës serbe në Kuvendin e Kosovës, pas largimit, kanë vendosur të rikthehen, por të tjerë të kësja partie, që ishin në listë të pritjes./RTKlive/

Leave a Reply