Klubi anglez futet në garë për Muriqin

0
323

Vedat Muriqi nuk e di ende të ardhmen e tij, derisa rrethi i klubeve të interesuara për shërbimet e tij sa vjen e shtohet.

Së fundmi, në garë për sulmuesin kosovar është futur edhe klubi anglez, Hull City, i cili e donte edhe kohë më parë lojtarin.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, përcjell “Gazeta Express”.

Hull City garon në Championship, respektivisht niveli i dytë i futbollit anglez.

Mirëpo, është e vështirë të imagjinohet që përfaqësuesi kosovar ta vazhdojë karrierën në ligën e dytë angleze.

Kjo pasi ai ka oferta nga klubet tjera evropiane.

Atë e do Mallorca, me të cilën ka marrëveshje personale, por që klubi spanjoll nuk është i gatshëm ta paguajë shumën e parave të kërkuara nga Lazio.

Nga ana tjetër, klubi italian nuk e ka ndërmend ta mbajë lojtarin pasi ai e kishte një eksperiencë negative në Serie A, ku luajti për një vit e gjysmë.

Ndër të tjera, interesim për Muriqin ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe, por edhe Galatasaray në Turqi.

Mbetet të shihet në javët në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e Muriqit, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, por do të largohet gjithsesi gjatë kësaj vere.

“Biancocelesti” i kërkojnë 11-12 milionë euro për kartonin e 28 vjeçarit, i cili e pati një eksperiencë pozitive në La Liga me Mallorcan, ku i realizoi 5 gola. 

Leave a Reply