Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta pranojë se është duke e bërë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ajo e ka akuzuar Kurti se është duke e dërrmuar shtetin e Kosovës me mostransparencë, njofton Klan Kosova.
“Po e dërmon këtë vend emocionalisht. Është qenësorë që ta pranoni që po e bëni asociacioni pa pasur nevojë të manipuloni”.
“Është shumë e rëndësishme që të na tregoni se çka keni pranuar”.