Këto janë çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve

0
131

Është hedhur mesditën e të premtes shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku spikat përballja Real Madrid-Manchester City, e cila mund të cilësohet padyshim një finale e parakohshme.

Duele të zjarrta në çerekfinalet e Champions League. Shorti vuri përballë çifte spektakolare. Arsenali do të përballet me Bayern Munchen.

Kundërshtar gjerman edhe për Atletico Madrid, që duhet të kalojë Borussia Dortmund për të mbërritur në gjysmëfinale.

Real Madrid-Manchester City është finalja e parakohshme, ndërkohë që spektakël pritet edhe në PSG-Barcelona.

Sa u përket gjysmëfinaleve, fituesi i Atletico Madrid-Dortmund do të sfidojë fituesin e PSG-Barcelona. Ndërkohë që çifti i Arsenal-Bayern do të ndeshet me fituesin e Real-City.

Shorti çerekfinale: 

  1. Arsenal – Bayern Mynih
  2. Atletico Madrid – Borussia Dortmund
  3. Real Madrid – Manchester City
  4. PSG – Barcelona

Shorti gjysmëfinale:

Fituesi 2 – Fituesi 4
Fituesi 1 – Fituesi 3

Çerekfinalet do të zhvillohen në datat 9-10 prill dhe 16-17 prill.

Gjysmëfinalet do të luhen në datat 30 prill-1 maj dhe 7-8 maj.

Finalja e madhe është programuar në datën 1 qershor në mitikun “Wembley”.

Leave a Reply