Kampionia e karatesë nga Prizreni në kërkim të kampionëve të rinj

0
603

Sportin e karatesë e trashëgoi nga babai. Kjo është karateistja Elona Kolgeci nga Prizreni, e cila ka thyer çdo pritshmëri sa i përket këtij sporti. Brenda një harku kohor pesëmbëdhjetëvjeçar, 23-vjeçarja u bë 8 herë kampione e Kosovës, si dhe rrëmbeu mbi 500 medalje, prej tyre disa në garat ndërkombëtare.

Karrierën e nisi si karateiste, por ajo ka në plan ta vazhdojë edhe më tej, por kësaj here si trajnere e karatesë duke i përgatitur garuesit e rinj me synim drejt medaljeve të reja.

Këtij sporti, ajo ia kushton një pjesë të madhe të kohës. Përgatitja fizike për të luan rol mjaft të rëndësishëm në sportin e karatesë. Kolgeci apelon te të rinjtë që të merren sa më shumë me sportin e karatesë.

Aulon Nuridini dhe Erlin Bytyqi janë nxënës të trajneres Kolgeci. Garat olimpike janë synimet e tyre, që shpresojnë që me medalje të arta të kthehen në Kosovë. Nuridini është kampion bote në karate për 11-vjeçarët, ndërsa Erlin Bytyqi është kampion i Kosovës. Synimet e tyre janë që t’i arrijnë majat.

Aspiratat për garat ndërkombëtare i kanë edhe motrat karateiste nga Shkupi, të cilat ishin nikoqire te trajnuesja e karatesë, Elona Kolgeci.

Trajneri i tyre, Daut Bilibani, thotë se karateistët e rinj përveç garave në vend, prioritet u japin edhe garave ndërkombëtare.

Sefë Kaqamaku, nga klubi AMTKK, pas ushtrimeve fizike, karateistëve të rinj u mban leksione për rregullat dhe kujdesin në komunikacion.

Elona Kolgeci, në klubin e saj prej 40 karateistëve, 20 prej tyre i ka garues në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Trajnerja kampione e Kosovës thekson se çelësi i suksesit arrihet me përkushtim dhe këmbëngulje për fitoren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here