Inter fitoi në transfertë ndaj Salzburg me shifrat 0-1 falë një goli të Lautaro Martinez.
Një trepikësh që i garanton zikaltërve një biletë për në fazën e 1/8-tave të Champions League, edhe pse janë ende për t’u luajtur dy ndeshjet e fundit në fazën e grupeve. Por, kualifikimi në fazën e parë të Champions League, vlen një biletë edhe për në Kupën e Botës për klube që do të zhvillohet në verën e vtit 2025.
Skuadra e Simone Inzaghit i siguroi pikët e nevojshme dy vite para se të zhvillohet kompeticioni ndërsa shndërrohet në të parën ekip italian që kualifikohet për në formatin e ri të Botërorit për Klube. Kështu, Inter i bashkohet të tjera skuadrave që tashmë kanë siguruar kualifikimin për në kompeticion si Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City (tre fitueset e fundit të Champions League) ndërsa po ashtu të kualifikuara janë edhe Paris Saint-Germain e Bayern Munich./SS