Ballkani publikon formacionin startues ndaj Astanës, këta janë titullarët e Ilir Dajës

0
161

Ballkani do të përballet sot me skuadrën e Astanës në udhëtimin e tyre në Kazakistan, në duelin e raundit të katërt të fazës grupore të Ligës së Konferencës UEFA.

Pas tre raundeve të zhvilluara, tani do të zhvillohen tre të fundit për të kuptuar fatin e dy skuadrave që do të kalojnë në fazën e grupeve, raporton Sinjali Sporti.

Grupi C në të cilin ndodhet Ballkani mbetet i hapur, me të gjitha skuadrat që kanë mundësi për t’i kaluar grupet.

Viktoria Plzen prin si lider i tabelës me 9 pikë të mbledhura, e ndjekur nga tri skuadrat me pikë të barabarta – Dinamo Zagreb, Ballkani e Astana, me nga tre pikë secila.

Klubi portokalli tashmë ka publikuar formacionin zyrtar për këtë duel.

Leave a Reply