Një video e publikuar orët e fundit ka ndezur shpresat për një kurim më efikas të Parkinsonit.
Në video shfaqet Gath, një djalë i ri, anglez, i diagnostikuar prej 12 vitesh me Parkinson. Ai ka marrë prej dy ditësh Produodopa, një trajtim me infuzion dhe rezultatet i ndan në këtë video.
Parkinson është një sëmundje degjenerative që teksa progreson të heq mundësinë të kryesh edhe aktivitetet e përditshme si pasojë e moskoordinimit të muskujve. Ky trajtim i ri është shpresëdhënës për të gjithë ata që vuajnë dhe familjarët e këtyre pacientëve.