Heshtja e veteranëve të UÇK-së!

0
266

Karshi rrezikut që i ekspozohet territori i Kosovës, përmes projektit serb të Zajednicës, pos të tjerëve, heshtin edhe veteranët e UÇK-së! Pra heshtin edhe ata të cilët të parët do të duhej të reagonin, kurdo që do të cenohej territori, sepse janë mu ata që kanë bërë luftë për çlirimin e tij, e për të cilin shokët e tyre kanë dhënë gjymtyrët dhe jetën.

Territori i Kosovës është trashëguar brez pas brezi prandaj është obligim i yni t’u ruajm brezave që vijn pas nesh.
Ai nuk mund të krahasohet me fatin e asnjë lideri partiak apo shtetëror, pra as me fatin e Albinit, Hashimit, Ramushit, Isës dhe të askujt tjetër sepse të gjithë këta liderë dhe të tjerët janë të zëvëndësueshëm, porse humbja e territorit mund të rikthehet vetëm me luftë, ashtu siç u rikthy gjatë viteve 1998/99, pra pothuajse pas 100 viteve.
Në emër të minoritet serb, Serbia në vitet e 90-ta, kreu tërë ato krime në Kosovë. Edhe tani, pavarësisht të drejtave të plota në arsim, kulturë, shëndetësi, polici, gjykata etj dhe pavërësisht tolerimeve absurde për mospagesë të rrymës së shpenzuar, ujit, bërllogut, tatimit, etj, megjithatë për Serbinë kjo nuk mjafton. Ajo në emër të këtij minoriteti, përsëri don të filloj procesin e rianeksimi gradual të pjesëve të territorit të Kosovës. Në këtë funksion është edhe projekti serb i Zajednicës, i cili nuk ka të bëjë asgjë me të drejtat e serbëve, pos pretendimit të pastër territorial.
Zajednica është hapi i parë i ndarjes së rreth 25 % të territorit të Kosovës.
Asnjë shqiptari, as qimja e flokut nuk do ti mungonte e lëre më të vritej, sikur në vitet e 90-ta, të mos rezistonte por ta lëshonte territorin e Kosovës në mënyrë të qetë. Madje edhe ushqim dhe pije do t’u ofrohej nga serbët, në rast të lëshimit paqësor të territorit të Kosovës. Por pasi shqiptarët nuk e bënë këtë, atëherë dëbimi i tyre nga territori i Kosovës u përcollë me dhunë, vrasje, dhunime, djeg’je, shkatërrime etj.
Prandaj thënë më së buti, është e papranueshme kjo heshtje e ish ushtarëve të UKÇ-së karshi rrezikut të humbjes edhe të një pjese të territorit të Kosovës! Ku janë tërë ato shoqata të veteranëve që heshtin?! Ju duket e parëndësishme kjo që është duke ndodhur?!
Dikush mund të thotë se reagimet tona nuk mund ta evitojnë Zajednicën, megjithatë ato ia bëjnë me dije dikujt se jeni duke bërë diçka kundër vullnetit të 95 % të popullatës.
Edhe në marsin e vitit 1989, nuk mundëm ta evitojm suprimimin e autonomisë, por përmes reagimeve të ndryshme e informuam opinionin se Serbia është duke e shkelur vullnetin e 95 % të popullatës të Kosovës.
Kjo heshtje e pakuptueshme e shoqatave dhe ish ushtarëve të UÇK-së ndaj cenimit të territorit, pos që mund të interpretohet si
pajtueshmëri me projektin serb, për dhënie Serbisë edhe të një pjese të territorit tonë, poashtu mund të interpretohet edhe si mungesë keqardhje ndaj të gjithë atyre, që për këtë territor dhanë gjymtyrë dhe jetën!
Kjo sjellje madje mund të shënohet në analet e historisë njerëzore si rast, sesi ka ekzistuar një forcë çlirimtare, e cila me ndihmën e aleatëve ka çliruar vendin e tij, por pastaj mu kjo forcë ka bërë sehir, derisa pjesë të atij vendi i dhuroheshin shteteve fqinje!

Shkruan: Agron LIMANI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply