Haradinaj: Marrëveshja finale me njohjen reciproke Kosovë-Serbi është afër

0
1141

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja finale me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë është afër.

Në një diskutim me qytetarë të Obiliqit, Haradinaj ka thënë se partia e tij është pro që të ndihmohet në këtë proces.

“Qytetarëve në Obiliq iu shpreha bindjen time se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër. Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës. Roli im dhe i Aleancës është që të ndihmojmë këtë proces ku kërkohet unitet politik”, ka thënë Haradinaj, ka njoftuar AAK-ja të premten.

Haradinaj ishte i vetmi lider opozitar që gjatë ditës i shkoi në takim kryeministrit Albin Kurti. Haradinaj i kërkoi Kurtit që marrëveshja me Serbinë të garantohet nga SHBA-ja e mundësisht të nënshkruhet në Washington.

Leave a Reply