Gruaja sjell të vdekurin në bankë për të firmosur huanë, punonjësja e pyet: Pse është kaq i zbehtë? (FOTO+VIDEO)

0
957

Në pamje shihen momentet e pazakonta kur një grua sjell në bankë me karrige me rrota një kufomë, për nënshkrimin e nje huaje, duke mbajtur kokën e tij ngritur, teksa stafi i shokuar e pyet se “përse është kaq i zbehtë”.

Punonjës të bankës nisën të filmonin ngjarjen absurde dhe më pas thirrën ambulancën dhe policinë teksa gruaja mbante dorën e pensionistit të vdekur për të vizatuar firmën.

Në një moment ajo dëgjohet që i thotë: “Xhaxha më dëgjon? Duhet të firmosësh, se unë nuk mund të firmos në vendin tënd.”

Pamjet shokuese tregojnë gruan që tenton të kalojë të vdekurin si njeri të gjallë në bankën e Bangu, në periferi të Rio de Janeiro, në Brazil.

Punonjësja e shokuar e bankës në një moment thotë: “Më duket se kjo nuk është e ligjshme. Ai nuk më duket mirë, është shumë i zbehtë”.

Por gruaja i përgjigjet: “Po kështu është ai”, dhe më pas i flet të vdekurit: “Nëse nuk ndjehesh mirë të çoj në spital, dëshiron të shkosh përsëri në spital?”
Pamjet tregojnë kokën e burrit që lëkundet para e prapa, para se gruaja ta mbajë nga prapa qafës.

Zyrtarët që erdhën në vendngjarje konfirmuan se pensionisti Paulo Roberto Braga, 68 vjeç, kishte vdekur disa orë më herët.

Gruaja që e soli në bankë Erika de Souza Vieira Nunes, u arrestua dhe tha në polici se ishte kujdestarja e tij.

Kreu i policisë Fabio Luiz konfirmoi arrestimin duke thënë se zoti Braga kishte vdekur ara se të sillej në bankë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here