Granit Shala, një jetë kushtuar muzikës. Me gishtat e tij solli meloditë më të bukura

0
473

Që i ri ka hyrë në botën e muzikës, ndër vite ai ka sjellur meloditë më të bukura përmes pianos.

Bëhet fjalë për muzicientin nga fshati Logjë i Pejës, Granit Shala.

Shala ka të kryer shkollën e mesme profesionale të muzikës “Halit Kasapolli”. Por, pos shkollës Shala për vite me radhë ka qenë pjesë e estradës, duke qenë pjesë e projekteve muzikore dhe jo vetëm, shkruan 04 Online.

Bashkëpunimi me këngëtarin Sinan Vllasaliu e Lok Komoni, atë e kanë bërë edhe më të kërkuar.

Poashtu, Graniti ishte pjesë e të gjitha projekteve muzikore të këngëtarit pejan që jeton e vepron në Zvicër, Ibish Shala.

Aktualisht, Graniti është njëri ndër sintazerët më të kërkuar në Pejë dhe jo vetëm./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here