Granada e Uzunit shkarkon për herë të dytë trajnerin

0
123

Me skuadrën që nuk fiton prej datës tre janar dhe të renditur në vendin e parafundit të LaLiga-s me vetëm 14 pikë pas 28 javësh, drejtuesit e Granadës janë detyruar të ndryshojnë sërish “timonier”.

Nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare, klubi spanjoll ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares, Myrto Uzuni, njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Alexander Medina.

Medina është trajneri i dytë që shkarkohet nga Granada pas Paco Lopez me të cilin nisi sezonin. 45-vjeçari mori drejtimin e skuadrës në fundin e muajit nëntor të vitit të kaluar, por në 14 ndeshje uruguajan koleksionoi vetëm një fitore dhe katër barazime.

Pritet që Granada të emërojë në postin e trajnerit José Ramón Sandoval. Bëhet fjalë për një rikthim pasi 55-vjeçari e ka drejtuar Granadën në sezonin 2015-2016 ndërsa së fundmi Sandoval ishte në krye të Fuenlabradas./SS

Leave a Reply