Gabriel firmos kontratë të re afatgjate me Arsenalin

0
1256

Qendërmbrojtësi Gabriel Magalhaes ka firmosur kontratë të re afatgjate me skuadrën e Arsenalit.

Ekipi nga Londra ka njoftuar të premten për arritjen e marrëveshjes me brazilianin 24-vjeçar, por nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes.

Gabrieli iu bashkua Arsenalit në vitin 2020 nga Lille, ndërsa menjëherë u shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për trajnerin Mikel Arteta.

Deri më tani, ai ka regjistruar 81 paraqitje në të gjitha garat për ekipin londinez.

Ndërkohë, këtë edicion ai ka shënuar një gol në 13 paraqitje në të gjitha garat./Koha

Leave a Reply