Ndonëse pritej një fitore me goleadë, nuk ndodhi ashtu.
Liverpooli udhëtoi në “Craven Cottage” për t’u përballur me një kundërshtar të lehtë në letër, por gjërat ndryshuan rrugës.
Dy golat e Mitrovicit e “shkundën” skuadrën e Jurgen Klopp e cila mori një barazim tek në fund të ndeshjes.
Për mysafirët rrjetën e tundën Salah dhe Nunez, por që nuk u mjaftoi ta festonin trepikëshin.
Fitoren Klopp do ta tentojë në xhiron e ardhshme, me një qasje më serioze në fushën e blertë.