Escobar sot flet për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi

0
103

Sot zëvendës Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesin Special në Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Bruksel do të mbajë një konferencë ku do të flasë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Ai në një konferencë (video lidhje me gazetetarë) do të ndajë perspektivat nga takimet e tij në Bruksel dhe se si Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë për të thelluar integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin rajonal.

“Zëvendësndihmës Sekretari Escobar do të diskutojë qëllimet e Departamentit në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai do të ndajë perspektivat nga takimet e tij në Bruksel dhe se si Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë për të thelluar integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftim.

Konferenca nis nga ora 15:00 me orën lokale.  

Ky deklarim për media i Escobarit i paraprin vizitës së tij në Kosovë këtë javë. Nga data 10-18, përveç Kosovës, ai do të qëndrojë edhe në Belgjikë, Austri dhe Mal të Zi.

Leave a Reply