Çamçakëzi me nikotinë/ Snusi, produkti që po përdoret gjerësisht nga adoleshentët! Mjekët: ࣿËshtë i rrezikshëm

0
180

Ky është një ndër produktet që po përdorin sot të rinjtë dhe adoleshentët në vend të duhanit.

Ky produkt përmban nikotinë dhe është në formën e çamçakëzit çka bën që as prindi dhe as mësuesi në klasë nuk e dallon, pasi nuk mban erë.

Para kamerave të rinjtë thonë se nuk e kanë konsumuar këtë produkt, por ndërkohë tregtohet në çdo pikë ku janë edhe produktet e reja alternatiave të duhanit.

“Është në formë ne çamçakëzit dhe kjo bën që të mbahet edhe në orën e mësimit dhe mos ta kuptojë as mësuesi dhe as prindi”, tha Roland Shuperka, ekspert për duhanin.

Në vendet e zhvilluara ky produkt përdoret për nga ata të cilët kanë konsumuar duhan për shumë vite dhe duan të heqin dorë.

Në mënyrë absolute nuk mund të përdoret nga të rinjtë nënë 18 vjeç”, tha eksperti.

Por çfarë shkakton përdorimi këtij produkti nga adoleshentët dhe të rinjtë?

“Fillon varësia ndaj nikotinës , kancer i egzofagut”, sipas tij.

Shuperka i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të frenojnë futjen e produkte të reja alternativa të duhanit që përmbajnë nikotinë pasi po dëmtojnë të rinjtë të cilët i nisin nga kurioziteti të tjerë për t’u fshehur nga prindërit që janë konsumatorë duhani.

Leave a Reply