Eris Sallauka zë vendin e tretë në Kupën Mbarëkombëtare të Karatesë “Pavarësia -7” në Vlorë

0
549

Super talenti nga Prizreni në sportin e karatesë, Eris Sallauka ka vazhduar me paraqitje të mira edhe në Shqipëri pas debutimit shumë të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut në muajin e kaluar.

Kësaj radhe Sallauka ka marrë pjesë në Kupën Mbarëkombëtare të Karatesë “Pavarësia -7” në qytetin e Vlorës.

Ndonëse kjo është vetëm përballja e dytë, Sallauka shihet si e ardhmja e karatesë në qytetin e Prizrenit, dhe jo vetëm. Ai është pjesë e KK “Komandant Drini”, nën përcjelljen e trajnerit super të suksesshëm, Muhamet Kolgeci.

Në këtë garë, Sallauka ka arritur ta zë vendin e tretë në kategorinë e tij, i cili menjëherë do t’i filloj përgatitjet për garat e ardhshme në këtë sport./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here