Albin! Ky draft Statut, është vdekjeprurës për sovranitetin e Kosovës!

0
538

(Draft-Statuti i ofruar, ka gjithsej 45 nene dhe ndahet në 7 kapituj. Ja elementet vdekjeprurëse të këtij Draft-Statuti)

Neni 7; Komunitetet e tjera (jo serbe) duhet të përfaqësohen në të gjitha organet e Asociacionit duke reflektuar diversitetin etnik të komunave anëtare. ( Mungon “siguresa” juridike, e cila do e krijonte mekanizmin obligativ!?)

Neni 12; Asociacioni mund të krijojë marrëdhënie dhe të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me asociacione të tjera vendore dhe ndërkombëtare të komunave, autoriteteve lokale, rajoneve dhe njësive të tjera të vetëqeverisjes lokale në shtetet tjera. (Fakti dhe akti që ky Asociacion, do të mund të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi… nënkupton cenim të pariparueshëm (në të ardhmen!) të sovranitetit, i cili edhe ashtu me Planin e Ahtisarit është i lëndueshëm dhe tejet diskriminues për shqiptarët e veriut të Kosovës).

Neni 13; Asociacioni do të angazhohet në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb të Kosovës.(Ky nen është aq absurd dhe i panevojshëm kur kihet parasysh super diskriminimi pozitiv që ushtrohet aktualisht, ku Kushtetuta si organi më i lartë i vendit nuk mund ta ndryshoj as edhe një germë të veten pa pëlqimin e serbeve?!. Fatkeqësisht, ky nen, në vend që të propozoj alternativa të qytetarisë (ashtu, siç ka shumë shembuj në botën demokratike) po bë dyfishim dhe betonim afatgjatë të një (grusht qytetarësh serb) komuniteti në baza etnike!?);

Neni 14; Për të lehtësuar ushtrimin e këtyre kompetencave, organet e Asociacionit kanë të drejtë të miratojnë sa vijon:

a) Rregullore.
b) Vendime. (Çfarë vendimesh!; politike, juridike…nuk është e precizuar fare! Me këto, Vendime (që fare nuk i di askush!) Z. KM nesër brezave të tërë do u vihet “laku në fyt .Sepse, termi e nocioni VENDIM (në gjuhën juridike e sidomos sociologjike) mund të interpretohet e perceptohet madje edhe si e drejtë legjitime për shkëputje! Synim dhe shpresë që e ka ushqye Serbia me dekada të tëra…);

Neni 15; Asociacioni do të menaxhojë institucionet arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë financuar drejtpërdrejt nga Serbia, në përputhje me procedurat specifike të përcaktuara në këtë Statut dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. (Ky nen, në mënyrë brilante e krijon predispozitën e “distancës etnike”, e jo bashkëjetesën dhe “standardin” e multietnicitetit dhe multikulturalizmit që në botën perëndimore konsiderohet alfa dhe omega e vlerave sublime demokratike!; p

Neni 16;  “Rrjeti Arsimor Serb i Kosovës” dhe “Rrjeti Shëndetësor Serb i Kosovës” do të themelohen si ofrues privatë të arsimit dhe shëndetësisë nën përgjegjësinë e Asociacionit (Kjo nënkupton, që në Programet mësimore të minoritetit serb edhe më tej do “ushqehet” historia dhe “miti mbi Kosovën, si djep i serbizimit”!? Po ashtu, me (këtë nen) miratimin Tuaj do instalohet ndarja (në vend të bashkimit) dhe do rritet urrejtja midis brezave të serbeve dhe shqiptarëve!) duke theksuar Serbinë si kontribuuesi financiar, si dhe zyrat kryesore të këtyre ofruesve të vendosur aktualisht në Serbi

Neni 21; “Rrjeti arsimor serb i Kosovës” do të lëshojë diploma të dyfishta (Pse të dyfishta? S’ka asnjë arsyetim, as juridik as politik, e madje as sociologjik për këtë nen! Nëse është kështu, pse në këtë nen kjo rregull nuk mund të vlej edhe për shqiptarët e Luginës!?) Dizajni i diplomës (diploma e dhënë nga Kosova) e dhënë nga “Rrjeti arsimor serb i Kosovës”, në pajtim me ligjin në fuqi, do të rregullohet me një marrëveshje të veçantë ndërmjet ofruesit dhe autoriteteve kompetente.

Shkruan: Fadil MALOKU – Profesor i Sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina”

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply