Eliminimi nga Champions bën jehonë në “Bernabeu” – Ancelotti nën presion, por ende në garë për tre trofe

0
146

Real Madridi përjetoi një goditje të rëndë mbrëmjen e djeshme, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve në shtëpi. Në “Santiago Bernabeu”, skuadra e Carlo Ancelottit u mposht nga Arsenali, duke i dhënë fund ëndrrës për një tjetër kurorë evropiane këtë sezon, shkruan 04 Online.

Kjo disfatë ka vendosur trajnerin italian nën presion të madh. Megjithatë, pas përfundimit të takimit, Ancelotti doli para mediave me një mesazh të qartë: sezoni nuk ka përfunduar ende për Los Blancos.

“Nuk e di a do jetë kjo ndeshja ime e fundit me Real Madridin në Champions League dhe s’dua as ta di. Ne kemi një sezon të mirë. Ne kemi ende La Ligan, Copa del Rey dhe Kupën e Botës për Klube” tha Ancelotti, duke lënë të hapur gjithçka për të ardhmen.

Ai theksoi se skuadra është ende në garë për tre trofe të rëndësishëm: La Ligan, Copa del Rey-n dhe Kupën e Botës për Klube.

Sfida e radhës e madhe për madrilenët është finalja e Copa del Rey ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet pas dy javësh dhe pritet të jetë një betejë klasike mes dy rivalëve të përjetshëm. Ndërkohë, edhe gara në La Liga është e hapur dhe vazhdon të jetë një duel i ashpër pikërisht me katalanasit.

Për të ardhmen e Ancelottit, asgjë nuk është e konfirmuar, por spekulimet për një largim të mundshëm në fund të sezonit po intensifikohen. Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të mbyllet ky sezon – një sezon që ende mund të jetë i artë për Real Madridin, nëse arrin të rikuperojë këtë goditje dhe të ngrejë trofetë që i kanë mbetur./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here