Diell e vranësira sot, temperaturat në rritje

0
148

Vranësira paraqiten ditën e mërkurë mbi vend, por se nuk do të mungojnë edhe intervale me diell.

Nuk priten kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, ndërsa ato maksimale luhaten ndërmjet 23C e 26C.

Mot stabil mbetet në ditët e fundit të shtatorit, me intervale më të gjata me diell, herë herë edhe me vransira kalimtare.

Gjasa për reshje të pakta, paraqiten tek ditën e diel. Temperaturat maksimale luhaten në vlera përreth 23C e 25C, njofton Prishtina Weather.

Leave a Reply