COVID-19,virus ky i cili filloj ne Kine dhe u përhap me një dinamike të shpejte ne gjithë botën edhe ne Kosove.Ndonëse shumë qytetarë u infektuan e shumë nga ta vdiqën,përderisa e zbuluan vaksinën edhe pse ky virus ende është i pranishëm dhe i rrezikshëm gjithandej edhe ne vendin tonë.
Ndonëse shfaqja për herë të parë e ketij virusi vdekjeprurës,ekspertet e ekonomisë dhe fushave përkatëse,kishin ngreh shqetësim dhe e kishin parapare se do të ketë krizë ekonomike dhe sociale,ngase sipas tyre shumë fabrika, korporata ,ndërmarrje dhe kompani,do të reduktojnë prodhimin e disa do ta anulojnë atë dhe do të ketë edhe mungesë të produkteve për shkak të virusit.
Me ç’rast,filloj të ndodh ajo që e kishin pare pare ekspertet dhe filluan të ngritën çmimet ne gjithë botën e mungesa e tyre dhe të ne si konsumues i atyre produkteve:qoftë të derivateve të lëndëve djegëse Qoftë të ushqimit të higjienës të sanitarisë të ndërtimtarisë e deri të energjia elektrike ne kohën kur konsumi është me i larte,përderisa KEKU nuk ka kapacitete gjenerues për nevojat qytetarë,pra për shkak të mungeses se zgjerimit të gjenerimit dhe investimeve ne operatorë të stervjetruar dhe refuzini nga shteti gjerman.
E për me keq,për 20 vite Kosova me institucionet e saj,UP-në e KEK-un,nuk arritën të nxerrin kuadra për t’i riparuar paisjet e stervjetruara,veçse do të duhej të kërkojnë ne rajon e deri ne Gjermoni me çmim të lartë.
Tutje,nëse ne muajin janar para një viti një litër naftë ishte diku 0.80/0.90 cent,po ashtu benzina ulja dhe gasi ishin me një çmim me të ulte,përderisa tani pas një viti ne janar një litër naftë është diku1.20/1.30 cent.Po ashtu edhe kilovati i rrymës ishte me i lirë se tani dhe kishte të mjaftushem ne treg për ta blerë atë.
Ndonëse këto çmime,rrjedhimisht preken edhe vendin tonë dhe xhepin e qytetarëve,teksa kriza po vrehet me shumë,përkundër shteteve të tjëra.Pasi që jemi qytetarët e një shteti me të varfer ne rajon e me gjerë dhe ky është fakt.
Mirëpo ne vendin tonë ne vend se të thirren nëpër studio televizive ekspert të cilët janë të thirru për të debatuar për ketë fushe për indikatorët dhe shkaqet për ngritjen e çmimeve,fatkeqsisht po i thirrin ata që nuk kanë fare njohuri,vetëm se janë ne shërbime të grupeve të caktuara e të atyre partiake dhe ish pushtetarë dhe mundohen ta ngrisin si kauzë me opinione fiktive dhe propagandistike për të krijuar mjegull e huti e deri të ndonjë protestë eventuale,gjithmonë sipas tyre se qeveria Kurti i ngriti çmimet.
Ndonëse,një gjë tanimë është e sigurt përkundër mjegulles e zhurmes se tyre dhe fakt i pamohueshëm se çmimet janë ngrit ne gjithë botën edhe të ne,por (jo)nga qeveria Kurti,ndonëse po të ishte e kundërta e saj,do të ishte e pranishme kritika e tille,por ne këto rrethana assesi,e aq me pak nga ata të cilët thirren kinse ne interes të qytetarit,ata të cilët e plaçkiten atë deri ne ashtë,përderisa janë nën hetime e ka nga ata që paradite thirrën ne gjykatë për vepra koruptive e pasdite thirrin konferencë kundër rritjes se çmimeve e deri të thirrja për protesta,pra ata të cilët e shkatërruan bujqësinë,blektorine ,pemëtarinë ,vreshtarinë,KEK-un e çdo ndërmarrje publike e private e deri të plaçkitja e buxhetit e deri të zbrazja e vendit.
Me ç’rast qeverine Kurti duhet kritikuar ne vazhdimsi për premtimet e parealizuara,edhe pse nuk e ka “shkopin magjik”për zgjidhjen e tyrë për një kohë të shkurtë,por jo për ngritjen e çmimeve dhe duke i parë këto rrethana dhe zhvillime ne vend e rajon dhe zhurma e ish pushtetarëve me njerzit e tyrë,nuk po na bindin se hallin e kanë të qytetarët,pasi qē kur ishin ne pushtet nuk e kishin hallin e tyre dhe as tani nuk po na bindin se e kanë,përveç se hallin e tyrë për pushtet dhe për t’i mbrojtë pasurit me veprat kuruptive të tyrë.
Shkruan: Hysni GASHI
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online