Chelsea përgatit 100 milionë euro për Pablo Barrios

0
23

Chelsea pritet të rikthehet fuqishëm në merkato në janar, me synim transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Pablo Barrios.

Sipas raportimeve të “Sport”, londinezët e shohin 23-vjeçarin si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mesfushës, pas largimit të Enzo Fernandez.

Chelsea besohet se është i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë euro për Barrios, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atletico Madridit.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Barrios ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh dhe Diego Simeone e konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës.

Në Stamford Bridge, spanjolli shihet si partner ideal për Moises Caicedon në mesfushë./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here