Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit “zhvendosjen e serbëve në Sanxhak”

0
115

Politikani serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka treguar se nga i morën ai dhe presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, informatat për përgatitjen nga Beogradi zyrtar të një zhvendosje të mundshme të serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak.

Çanak tha se informacionet për zhvendosjen e mundshme të serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak i morën nga disa burime.

“Vlerësuam se nuk duhet ta lëmë të kalojë pa u vënë re dhe të fillojmë ta zhvendosim fajin nga njëra anë në tjetrën, siç ka ndodhur më parë në histori. Vlerësuam se duhet ta ndajmë atë informacion me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sepse ai e ka obligim të kujdeset për sigurinë e serbëve në Kosovë”, tha Çanak, në një intervistë për “Danas“.

Më tej ai tha se “nëse keni elemente që përputhen, përkatësisht se ka ndërtime të objekteve të caktuara në Sanxhakut, nëse keni përgatitje me intensitet të lartë, mbylljen e universitetit në veri të Kosovës dhe zhvendosje, atëherë është e qartë se çon krejt kjo”.

“Që të mos befasohemi më vonë, ne vlerësuam se Kurti duhet të informohet me kohë. Aq më tepër që ka aksione të Qeverisë së Kosovës në veri dhe rrumbullakimin të pavarësisë, e cila po bëhet pa asnjë koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe autoritetet në Serbi. Ne besuam se veprime të tilla mund të shkaktonin një përshkallëzim të ri”, tha politikani serb, transmeton Telegrafi.

Ai tha se takimin me Kurtin e organizoi Sonja Biserko, e cila njihet me të prej dekadash.

“Mendova se ishte shumë e rëndësishme t’i jepet Kurtit në dorë përgjegjësi për qytetarët, se ai duhet ta dijë dhe duhet të jetë i vetëdijshëm se në një rast të diçka tillë bëhet fjalë për qytetarët e Kosovës”, tha Çanak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here