Burri goditet nga rrufeja teksa po shkonte në termin te dentisti

0
26

Një burrë në Staten Island të Nju Jorkut ishte rrugës për në një takim te dentisti , kur rrufeja e goditi në këmbë, vetëm pak hapa larg shtëpisë së tij. Momenti i tmerrshëm, i filmuar nga kamera e ziles së shtëpisë, tashmë është bërë viral në rrjetet sociale. Sipas NBC News, Thomas Fahmy tha se po ecte rreth 5 deri në 8 metra larg makinës së tij, kur papritur u godit nga rrufeja gjatë një stuhie.

Pamjet e kamerës së sigurisë tregojnë Fahmyn duke u rrëzuar përtokë pas goditjes. Ai tha se ndjeu një goditje shumë të fuqishme që u përhap në të gjithë trupin, e ndjekur nga ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje, dhimbje dhe një ndjesi djegieje.

“Është një ndjesi shumë e fortë djegieje. Shpim gjilpërash, mpirje, dhimbje, dhimbje të forta në të dyja këmbët”, tha Fahmy.

Pavarësisht fuqisë së goditjes, Fahmy nuk e humbi vetëdijen. Në video shihet teksa ngrihet përsëri në këmbë dhe ecën drejt një shtëpie aty pranë për të kërkuar ndihmë.

“Dëgjova: ‘Më ndihmoni, më ndihmoni’, kështu që vrapova te dera dhe e pashë të shtrirë përtokë”, tha fqinja Stephanie Homan.

Fahmy u dërgua më pas në Northwell Staten Island University Hospital, ku u mbajt nën vëzhgim gjatë natës dhe u lirua të nesërmen. Çuditërisht, mjekët nuk gjetën as djegie dhe as lëndime të rënda.

Fahmy tha se kjo përvojë e bëri jashtëzakonisht mirënjohës që ishte gjallë. Si një njeri me besim fetar, ai shkoi në kishë të dielën për të falënderuar Zotin që mbijetoi.

Ngjarja e ka bërë gjithashtu të reflektojë mbi jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here