Bumerang!

0
618

Zgjedhjet e mbrendshme që krijuan strukturat e reja të Lëvizjes janë një improvizim i demokracisë.
Strukturat e reja organizative të posa dala nga zgjedhjet e brendshme nuk mund të thirren në legjitimitet sepse ky legjitimitet mungon, baza deleguese nuk e ka dhënë.
Tema është shumë e gjerë të shtjellohet në një postim, do të doja që kjo temë të shtjellohet në një emision televiziv nëse do të me jepej rasti.
Që nga riformatimi i pikave, duke i përjashtuar zërat kritikë e duke e sponsorizuar servilizmin dhe argatllëkun me vendime dhe veprime arbitrare përjashtuan nga procesi zgjedhor shumë pika e shumë aktivistë.
Të thirresh në 60 mijë aktivistë e të mos kesh guximin të dalësh në opinion se sa prej këtyre 60 mijëve kanë marrë pjesë në këtë proces zgjedhor është një pranim në heshtje i dështimit të këtij procesi.
Zgjedhjet e fundit janë deformim skandaloz i demokracisë perfaqësuese në të gjitha nivelet organizative mbrenda Levizjes.
Psh. Sekretari Organizativ i posa zgjedhur ne Levizjen Vetëvendosje z.Alim Rama së bashku me ish sekretarin organizativ të qendrës së Prizrenit në zgjedhjet e fundit të organizuara në pikën e Mushnikovës i kanë manipuluar listat e aktivistëve me te drejtë vote duke i eliminuar të gjithë ata që kanë menduar ndryshe. E pika e Mushnikovës është pika ku e ka bazën deleguese vetë z.Rama.
Per rastin e pikës së Mushnikovës kam folur në emisionin Frontal të Arsim Lamit.
Mbrenda llojit po shfaqet dita ditës, gjithnjë e më shumë lufta për dominim të një individi ndaj individit tjetrit, të njē grupi ndaj grupit tjetër.
Dështimi i vitit 2021 nuk do të jetë asgjë para dështimeve të radhës.
Destruktiviteti i vazhdueshëm ndaj aktivistëve shumëvjeqarë iu kthye, po u kthehet dhe do të u kthehet bumerang të gjithē atyre që luajtën me djersën, mundin, shpresën dhe besimin e aktivistëve të devotshëm.
Shpresoj që Kosova të mos dalë e dëmtuar nga këto procese pseudodemokratike të partisë që aktualisht është udhëheqëse e Qeverisë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply