Ballkani mund Partizanin në miqësore

0
321

U luajt prej orës 20:00 në stadiumin “Kukës Arena”, miqësorja mes Partizanit dhe Ballkanit. Dy skuadrat kampione të ligave respektive, matën forcat, në prag të dueleve të fazës së parë të Champions-it, teksa ishte skuadra e Ilir Dajës, ajo që triumfoi me rezultatin 1-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të kampionëve të Kosovës, falë golave të Rrahmanit dhe Korenicës, ndërkohë që në pjesën e dytë, Partizani arriti të shënonte me anë të brazilianit Da Silva, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60-të.

Vlen të theksohet fakti se ky duel miqësor, u ndoq nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, që ishin të pranishëm në stadiumin e Kukësit.

Kujtojmë që Partizani në turin e parë të Champions-it, do të përballet me BATE Borisov, ndërsa Ballkani i Ilir Dajës do të luajë kundër bullgarëve të Ludogorets.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here