Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prizren, Policia: Ngarkoi viktimën me kamata mujore mbi 100 mijë euro

0
436
Foto: Ilustrim

Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit, që kishte cak personat e dyshuar për përfshirje në veprat penale që lidhen me fajde, raporton Gazeta Sinjali.

Për rastin siç ka njoftuar Policia është arrestuar një person, i dyshuar për veprën penale “Fajde”.

I dyshuari ka ngarkuar viktimën me kamata mujore të cilat kalojnë shumën mbi 100 mijë euro, ka zbuluar Policia e Kosovës.

“28 vjeçari E.K me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, e ngarkon me kamata mujore viktimën, kamata të cilat e kalojnë shumën mbi 100000 (një qind mijë) euro”.

Policia bëri të ditur se gjatë operacionit policor është kontrolluar banesa e të dyshuarit në Prizren, ku edhe është arrestuar i dyshuari si dhe janë sekuestruar prova që ndërlidhen me veprën penale.

Ai pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje./Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here