Alishani: Në QKMF u amnistua punëtori vetëm pse është shok i kryetarit të komunës. Paralajmëron quarjen e rastit në prokurori

0
330

Procedimi në komisionin diciplinor dhe vendimi që ka marrë ky komision pranë QKMF-së rreth katër punëtorëve, ka shkaktuar reagimin e asambleistes së LVV-së, Dafina Alishani.

Sipas Alishanit, amnistimi i njërit prej katër punëtorëve të dërguar në komision diciplinor, për siç ka thënë, vetëm pse është i afërt i kryetarit të komunës, është e papranueshme.

Madje, Alishani ka publikuar në profilin e saj në ‘Facebook” pjesë të këtij vendimi.

“Para disa jave kam postuar një reagim ku ju kam informuar se si pushteti aktual në Prizren përmes veglave të tyre në komision diciplinor, kanë proceduar rast për 4 punonjës të QKMF-së. Ku 3 nga ta dënohen 1 amnistohet.
Dënimet vijojnë kështu: Njërit i ulët pozita, tjetra pezullohet nga puna 1 vit me pagë 50%, kurse tjetri largohet nga puna, kurse shoku i kryetarit, Nexhmedin Hoti amnistohet!
Arsyeja e vetme e amnistimit të tij është vetëm e vetëm se është I afërt me kryetarin e komunës Shaqir Totaj.
Sot bëhen 7 ditë të plota ku unë kam kërkuar qasje në dokumente publike, lidhur me këtë rast.
Komuna e Prizrenit për këtë rast më siguron dosje të pjesërishëm dhe jo të plotë.
Shikoni vendimin përfundimtar për dostin e kryetarit se si e ka ndryshuar komisioni.
Uroj që Komuna e Prizrenit deri në fund të ditës ma mundëson qasjen për këtë dosje.
E nëse jo, atëherë besoj që prokuroria ka shumë punë që të merret me veglat e pushtetit të cilët për dostat e kryetarit luajnë me dinjitetin dhe kafshatën e gojës të punonjësve të komunës së Prizrenit.
E për këtë dikush duhet të jap llogari e asesi të kaloj në heshtje!”, thuhet në reagimin e Alishanit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here