42 aksidente për 24 orë në Kosovë, Policia dënon mbi 1 mijë e 400 shoferë

0
791
Foto: Ilustrim

Vetëm në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 10 prej tyre me persona të lënduar kurse 32 tjerë vetëm me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 457 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 6 persona, ku dy prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply