3 gabimet që bëni kur aplikoni deordorantin

0
362

Deodoranti është i nevojshëm në të gjitha stinët e vitit por ndoshta më shumë në muajt e verës. Sigurisht që nuk duhet të zëvendësojë dushin pasi ndihmon në parandalimin e erës së pakëndshme të trupit. Megjithatë, edhe ju, si shumica e njerëzve, mund të bëni disa gabime të zakonshme me deodorantin.

Sasia minimale

Të aplikosh pak produkt nuk është mënyra e duhur për ta aplikuar atë. Mbani mend që sasia e duhur duhet të mbulojë të gjithë zonën e sqetullës dhe gjëndrat e djersës që ndodhen në të.

Koha e gabuar

Nëse e keni zakon të aplikoni deodorant në mëngjes, nuk është domosdoshmërisht e gabuar por nuk është koha ideale. Antiperspirantët, sipas ekspertëve, më së miri aplikohen në fund të ditës, kur prodhimi i djersës reduktohet.

I njëjti produkt për një kohë të gjatë

Ju ndoshta nuk dëshironi ta lini deodorantin tuaj të preferuar, por duhet ta bëni atë në intervale, veçanërisht nëse shihni se efektiviteti është ulur. Është e mundur që trupi juaj të ketë zhvilluar rezistencë ndaj këtij produkti dhe të mos e ndalojë më djersitjen.

Kjo bën që mikrobet të rriten në zonën e sqetullës duke rezultuar në një erë të keqe.

Leave a Reply