Me siguri keni dëgjuar për “tetorin esëll” apo “janarin e thatë”- periudha ku njerëzit vullnetarisht ndalojnë së piri alkool për t’i dhënë trupit një pushim dhe kohë për t’u riformatuar. Tani ajo çfarë ju duhet të dini është se ç’do të ndodhë me shëndetin tuaj fizik dhe atë mendor nëse për të paktën 1 muaj rresht nuk konsumoni fare alkool.
1. Lëkurën do ta keni shumë më mirë
Ndoshta një nga ndryshimet e menjëhershme që do të vini re nëse s’pini alkool është lëkura e pastër. Alkooli shkakton dehidratim në trup, e bën lëkurën të duket më e thatë, më e plakur dhe më e lodhur. Mund të shkaktojë gjithashtu dhe akne. Duke mos konsumuar do të rigjenerohet duke rifituar sërish elasticitetin e saj. Nuk do të keni më as rrathë të zinj poshtë syve.
2. Cilësia e gjumit do të jetë wow
Për 1 muaj rresht do të bëni gjumin e jetës suaj. Do të plotësoni defiçitet e orëve të gjumit që s’i keni bërë dhe gjasat që të vuani nga pagjumësia do të reduktohen.
3. Kujtesa do të përmirësohet gjithashtu
Kur të vendosni të lini alkoolin do të shihni edhe ndryshime neurologjike dhe mendore në një kohë shumë të shkurtër. Do të kuptoni se po arsyetoni më mirë, jeni më të koordinuar, ekulibruar dhe rrjedhimisht keni kujtesë më të mirë. Problemet e jetës s’do t’ju duken më aq të pazgjidhshme.
4. Reduktohet risku ndaj kancerit
Alkooli dhe abuzimi me pijen rrit rrezikun e kancerit, prandaj përpiquni të mos e kaloni masën.
5. Funksioni i gjithë organeve do të përmirësohet
Mëlçia do të jetojë sërish e qetë, veshkat dhe madje pankreasi. Sistemi nervor, kardiovaskular dhe ai gastrointestinal do të përmirësohen dhe rigjenerohen nëse bëni një pushim të gjatë nga alkooli.
6. Edhe shëndeti juaj mendor do të përmirësohet
Alkooli ndikon në ndjesitë e ankthit, depresionit, paranojave apo çrregullimeve të tjera mendore. Studimet kanë treguar se ankthi mund të shtohet pas pirjes së alkoolit pasi lë tek personi ndjesi faji, mendime negative dhe boshllëk. Kur ai s’është më pjesë e rutinës suaj, mendja funksionon ndryshe dhe ju do të ndiheni më të kthjellët dhe më afër realitetit.
Burimi: Huffington Post