Zgjedhjet në veri/ Qeveria: Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë

0
178

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se pengimi apo pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve është sulm ndaj demokracisë.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Kryeziu ka thënë se pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Kosovës.

Kujtojmë se sot ambasadori amerikan në Kosovë ka deklaruar se nuk ka kushte për momentin për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të vendit.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve. Zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë. Pengimi apo pamundësimi i tyre është sulm ndaj demokracisë. Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës. Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri.  Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë.

Leave a Reply