Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ tregon hap pas hapi si të plotësohet fletëvotimi

0
35

Me afrimin e 7 qershorit, kur qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video informuese për të ndihmuar votuesit të njihen me procedurat e votimit.

Përmes kësaj videoje, KQZ shpjegon hap pas hapi mënyrën e saktë të plotësimit të fletëvotimit, procedurat që ndiqen në qendrën e votimit, si dhe të gjithë procesin deri në momentin e hedhjes së fletëvotimit në kutinë e votimit.

“Shiko videon për të mësuar se si të plotësosh saktë fletëvotimin dhe si zhvillohet procesi i votimit, deri te hedhja e fletëvotimit në kutinë e votimit”, thuhet në postimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

https://www.facebook.com/watch/?v=986440094026902

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here