Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka vizituar sot pasdite, Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren

0
189

Zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, ka vizituar sot pasdite, Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, thuhet në njoftim.

“Ai është pritur nga drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj dhe anëtarët e Këshillit Drejtues.

Drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj e ka njoftuar Zëvëndësministrin për gjendjen aktuale në spital, punët, shërbimet dhe të arriturat, si dhe projektet që janë në realizim dhe ato që planifikohen për të ardhmen. Ajo ka kërkuar përkrahjen e Ministrisë në realizimin e projekteve dhe sigurimin e aparaturës mjekësore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore për pacientët.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, ka vlerësuar punën që është duke u bërë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe është zotuar në përkushtimin dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të përkrahur projektet dhe investimet në infrastrukturë dhe aparaturë mjekësore, me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore dhe që pacientët të kenë kushte dhe shërbime më të mira për trajtimet shëndetësore.

Po ashtu zëvendësministri Arsim Berisha vizitoi QRSHP-në, ku u njoftua nga drejtori dr.Fadil Kryeziu, për angazhimet e kujdesit të QRSHP për shëndetin e qytetarëve te regjionit të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./04 Online

Leave a Reply