Zelensky e refuzoi thirrjen e Papa Françeskut për bisedime me Rusinë

0
82

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, refuzoi thirrjen e Papa Françeskut për bisedime me Rusinë, duke e quajtur thirrjen e tij një “ndërmjetësim virtual” të largët.

Zelensky nuk iu referua drejtpërdrejt Papës apo komenteve të tij, por tha se idetë e tij nuk kishin të bënin me përpjekjet e figurave fetare në Ukrainë për të ndihmuar vendin.

“Në Ukrainë kishte shumë mure dikur të bardhë shtëpish dhe kishash, të cilat tani janë djegur dhe thyer nga predhat ruse. Dhe kjo në mënyrë shumë elokuente thotë se kush duhet të ndalet që lufta të ndalet. Kur e keqja ruse filloi këtë luftë më 24 shkurt, të gjithë ukrainasit dolën në mbrojtje të tyre. Të krishterët, myslimanët, hebrenjtë – të gjithë. Falenderoj çdo kapelan ukrainas që është me ushtrinë, në Forcat e Mbrojtjes. Atje në vijën e parë. Mbrojnë jetën dhe njerëzimin. Ata na mbështesin përmes lutjes, bisedës dhe veprimit. Kështu është kisha – me njerëz. Dhe jo dy mijë kilometra e gjysmë larg – diku atje për t’u përfshirë në ndërmjetësimin virtual midis atyre që duan të jetojnë dhe atyre që duan të të shkatërrojnë. ”, tha Zelensky.

Në një intervistë që dha për rrjetin televiziv shtetëror RTS dhe e transmetuar dje, Papa Françesku, i pyetur për situatën në Ukrainë , tha: “Unë besoj se më të fuqishmit janë ata që e shohin situatën, mendojnë për njerëzit dhe kanë guximin të ngrenë flamurin e bardhë dhe të negociojnë”, theksoi ai.

Leave a Reply