Zeka: Kanë tentuar të më ngacmojnë gruan seksualisht

0
292

Gazetari Milaim Zeka, ka thënë se kanë tentuar t’ia ngacmojnë gruan seksualisht.

Këto koemnte Zeka i ka bërë në “Wake Up”, të Top Channe, të enjten.

Ai po ashtu ka thënë se ka pasur shumë prezantuese të spektakleve që janë detyruar ta lejnë vendin e punës për shkak të ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

“Ne e dimë që ka fytyra, alamet fytyrash publike, edhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe Kosovë, që janë larguar nga puna për shkak të ngacmimeve seksuale që kanë ardhur nga drejtorët e televizionit, nga kryeredaktorët e televizioneve.

“Këta faqezi mblidhen në klube të veçanta, pinë pije të shtrenjta, tregojnë kollaret sa dollarë i kanë blerë, sa kanë blerë orët dhe në fund tregojnë se me cilat kolege kanë qenë mbrëmë me në filan hotel dhe me cilat do të shkojnë nesër”.

“Krenohen. Nuk kam parë në asnjë vend të botës që njeriu të thotë e kam lodhur filan femër, dhe imagjino sa lodhet një femër prej një gjëje 56 gramë, por këta krenohen. Sepse nuk mund të krenohen me gjëra të tjera”, tha ai.

Po ashtu Zeka ka treguar edhe për rastet kur bashkëshortja e tij ka kërkuar për punë në Kosovë dhe shefat i kanë kërkuar që të takoheshin pas orës 1800.

“Gruaja ime ka dy akademi të kryera dhe kudo që ka kërkuar punë në Kosovë, çdo punëdhënës i ka telefonuar dhe i ka kërkuar ‘a mund të takohemi për intervistë pas orës 6’.

Duke mbajtur mbiemrin e saj, i ka thënë ‘po në rregull, a ta marr burrin me vete’. Ata e kanë pyetur ‘ua je e martuar, me kë?’. Me Milaim Zekën”, ka deklaruar Zeka./Express

Leave a Reply