Një studim nga King’s College në Londër, ka zbuluar se mjegulla e trurit e lidhur me Covid-in ishte e krahasueshme me efektin e një rritjeje në moshës përafërsisht 10 vjet. Mjegulla e trurit karakterizohet nga problemet e kujtesës, përqendrimi i dobët, pamundësia për të menduar normalisht, pamundësia për t’u fokusuar.
Studimi, i publikuar të premten në një revistë klinike të botuar nga The Lancet, zbuloi gjithashtu se simptomat tek individët e prekur nga Covid shtriheshin në kohë pothuajse dy vjet që nga infeksioni fillestar.
Simptomat e raportuara zakonisht përfshinin lodhje, vështirësi në përqendrim dhe dhimbje muskulore.
Studimi nuk gjeti asnjë dëmtim tek individët që raportuan shërim të plotë nga koronavirusi, madje edhe në mesin e atyre që kishin simptoma për më shumë se tre muaj, të cilin autori kryesor i studimit, Nathan Cheetham, e përshkroi si “lajm të mirë”.